Lajme TOP-LAJM

EKSKLUZIVE/ZBULOHET KUSH QËNDRON PAS FOTOGRAFISË FAMOZE QË DRIDHI INTERNETIN (FOTO)

Shpërndaj

EKSKLUZIVE

ZBULOHET KUSH QËNDRON PAS FOTOGRAFISË FAMOZE QË DRIDHI INTERNETIN

Sot në rrjetet sociale është publikuar një fotografi e protestave në Beograd kundër bombardimit të Jugosllavisë nga NATO-ja para 20 viteve.

Në fotografi shihen disa të rinj maqedonas me flamuj dhe njëri nga ata ka ngjashmëri të madhe me deputetin e BDI-së Artan Grubin.

Shumica e portaleve apostrofonin Artan Grubin duke e akuzuar për pjesëmarrje në protestat ANTI-NATO në Beograd kundër bombardimit të Jugosllavisë që organizoheshin para 20 viteve.

Portali tetovaonline eksluzivisht mëson se fotografia është shpërnda së pari nga personi Darija Andovska në profilin e saj në facebook duke e përkujtuar me shokë datën e protestave, përcjell aurorapress.online.

Sqarimi në fotografi thekson se grupi i të rinjve maqedonas kanë udhëtuar në Beograd për solidarizim me Jugosllavinë kundër bombardimeve nga NATO-ja.

Fotografia është vjedhur nga disa portale dhe është plasuar në internet, në rrjetet sociale duke e theksuar Artan Grubin kinse edhe ai është në fotografi duke protestuar kundër NATO-s duke e shfrytëzuar ngjashmërinë e madhe që ka me njërin nga personat në foto.

Mbetet që Artan Grubi të sqaroj situatën e krijuar me fotografinë famoze që dridhi internetin.

aurorapress.online

 

 

Related Posts