Showbiz

Kush janë gjashtë VIP-at miliarderë që provuan falimentimin

Shpërndaj

Fitojnë shuma marramendëse, por edhe yjet gjenden në vështirësi financiare, e në këtë rast fajin nuk e ka mungesa e të ardhurave, por keqmenaxhimi i tyre.

Nga Kim Basinger deri te Mike Tyson, shumë të famshëm dorëshpuar kanë provuar në kurriz falimentimin për shkak të shpenzimeve pa fre dhe vendimeve të gabuara.

Johny Deep

Mes shtëpive, varkave, veseve pafund, verërave të shtrenjta dhe divorceve të kushtueshme, Johnny Depp ka arritur të shpenzojë dy milionë dollarë në muaj.

Rreth 75 milionë dollarë i ka shpenzuar për blerjen dhe mirëmbajtjen e 14 shtëpive luksoze anembanë globit e miliona të tjera i ka hedhur në erë me makina ekstravagante.

Mike Tyson

Në më shume se 20 vite të kaluara në ring, Mike Tyson arriti të grumbullonte 400 milionë dollarë.

Mirëpo, paratë e fituara i shpenzoi me blerje të shfrenuara që përfshinin edhe ato më të çuditshmet, siç ishte edhe një tigër siberian.

Kim Basinger
Problemet e Kim Basinger nisën në vitin 1993, kur hoqi dorë nga filmi “Boxing Helena” dhe u hodh në gjyq për prishje kontrate.

Aktorja u gjend shumë shpejt në një mal me borxhe dhe ndonëse më vonë e arriti një marrëveshje me studion kinematografike, dëmi tashmë ishte bërë.

Toni Braxton
Këngëtarja Toni Braxton është përballur me falimentimin dy herë, ndërsa për herë të parë i ndodhi pikërisht në kohën kur ishte në kulmin e karrierës së vet.

Cindy Lauper
Nga suksesi i jashtëzakonshëm i fundit të viteve të tetëdhjeta, Cindy Lauper përfundoi duke punuar si kameriere për të paguar borxhet.

Larry King
Telashet e këtij lloji nuk kanë kursyer as ikonën e CNN, Larry King.

Karriera e tij pati një moment të keq në vitin 1971, kur u akuzua se kishte vjedhur mijëra dollarë dhe deri në vitin 1978 nuk gjeti dot punë, duke u zhytur në borxhe.

Related Posts