Bota

Në zgjedhjet në Turqi votoi edhe një 107-vjeçare

Shpërndaj

Në vendvotimin e saj, Ozbay erdhi e shoqëruar nga e bija e saj 80 vjeçare Emine Ozbay
Sukriye Ozbay është një 107 vjeçare nga Şanlıurfa e Turqisë, dhe të dielën ajo shfrytëzoi të drejtën e saj për të votuar në zgjedhjet lokale që po mbahen në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).

Në vendvotimin e saj, Ozbay erdhi e shoqëruar nga e bija e saj 80 vjeçare Emine Ozbay.

Pas votimit, 107-vjeçarja u tha shkurt gazetarëve se atmosfera në ditën e zgjedhjeve është e bukur, ndërkohë që u dëshiroi fat të gjithë pjesëmarrësve në garën elektorale.

“Uroj që këto zgjedhje të sjellin lumturi për të gjithë ne. Jam e lumtur që votova”, tha Ozbay. Ajo u rrëfeu gazetarëve se voton rregullisht që nga mosha e saj 18 vjeçare.

Konsiderohet se ajo është nga personat e rrallë që kanë marrë pjesë në të gjitha zgjedhjet në Turqi.

Në Turqi sot po mbahen zgjedhjet e 19-ta lokale në historinë e Turqisë dhe të parat nën sistemin e ri presidencial, i cili filloi të implementohet pas zgjedhjeve presidenciale dhe të 27-tat parlamentare që u mbajtën më 24 qershor të vitit të kaluar.

Në zgjedhjet e sotme, rreth 57 milionë votues kanë të drejtë të hedhin votat e tyre në 194.390 vendvotime.

Votuesit në Turqi do të zgjedhin kandidatët për kryetarë të komunave, përfaqësues të fshatrave ose njësive të vogla administrative (Muhtar), anëtarë të këshillave komunalë, anëtarë të këshillave të përgjithshëm provinciale, si dhe anëtarë të këshillave dhe asambleve të fshatrave.

Related Posts