Kuriozitete

NJERIU I CILI JETON ME HIENA

Shpërndaj

Hienat përbëjnë kafshën e dytë grabitëse në Afrikë, pas luanëve. Ato shkaktojnë frikë me praninë e tyre nëpër zona të banuara, ku janë shënuar disa vdekje të fëmijëve prej tyre. Megjithatë, banorët e Hararit në Etiopi i kanë “ftuar” hienat e egra brenda komunitetit të tyre, duke besuar se ato i zhdukin “shpirtat e këqinj” me tingujt e çuditshëm që lëshojnë.

Për çdo natë gjatë 400 viteve të fundit, thuhet se dy grupe të ndryshme hienash kanë depërtuar në rrugët e Hararit dhe janë në luftë mes vete për mbizotërim të territorit. Fitueset e kësaj lufte fitojnë qasje në eshtrat e lënë rrugëve nga mishtoret e qytetit.

Çuditërisht, Yusef, një banor i moshuar i qytetit Harar, ka një marrëdhënie të afërt me hienat e egra. Ai madje i fut ato brenda në shtëpi dhe i ushqen me duart e veta, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.
Qytetet janë mjedisi jetësor me rritjen më të shpejtë në planet, por për shumë kafshë ky mjedis, i ndërtuar nga duart e njeriut, nuk paraqet vend të përshtatshëm për të jetuar. Sidoqoftë, disa kafshë janë tepër të suksesshme në këtë aspekt. Për shembull, leopardët shpesh shëtiten rrugëve të Mumbait dhe fajkoi është parë duke bërë gjah përreth rrokaqiejve të Nju Jorkut.

Related Posts