Sport

Tekniku ‘shkund’ portugezët: Ronaldo nuk fiton dot vetëm!

Shpërndaj

Portugalia kërkon të përsëritë suksesin e dy viteve më parë, kur fitoi Europianin dhe këtë herë synon të rrëmbejë Kupën e Botës.

I bindur se mund t’ia dalë mbanë është trajneri i skuadrës “luzitane”, Frenando Santos, që në prag të ndeshjes që do të luajë ndaj Uruguait ka karikuar ekipin e tij.

“Forca e Uruguait? Janë teknikë dhe kanë një trajner që i ka rritur prej 12 vitesh, një skuadër që sillet dhe luan si një bllok. Por, pavarësisht kësaj, jam i bindur se Portugalia ka një ekip më superior dhe do ta fitojmë këtë ndeshje”, tha Santos.

E pashmangshme për trajnerin e Kombëtares së Portugalisë është pyetja për yllin e ekipit, Cristiano Ronaldo.

“Është i rëndësishëm për ne, por nuk varemi prej tij. Nëse ai luan i vetëm do ta humbasë ndeshjen dhe Ronaldo e di këtë gjë. Nëse luajmë të gjithë së bashku, atëherë fitojmë. Cristiano mund të realizojë edhe 3 gola, por nëse i bën i vetëm nuk do të shkojë dot deri në fund”, tha më tej trajneri Santos.

Related Posts