Bota

Turqia fillon stërvitjen më të madhe detare në historinë e saj

Shpërndaj

Stërvitja katër ditore e quajtur “Atdheu i kaltër 2019”, filloi me pjesëmarrjen e 103 anijeve në Detin e Zi, Egje dhe Mesdheun Lindor

Turqia është duke mbajtur stërvitjen më të madhe detare të historisë së saj me pjesëmarrjen e mbi 100 anijeve njëkohësisht në tre detet që e rrethojnë vendin, raporton Anadolu Agency (AA).

Stërvitja katër ditore e quajtur “Atdheu i kaltër 2019”, filloi me pjesëmarrjen e 103 anijeve në Detin e Zi, Egje dhe Mesdheun Lindor.

Stërvitja ishte planifikuar gjashtë muaj më parë në përputhje me rregullat dhe rregulloret e NATO-s.

Flota përbëhet nga 13 fregata, 6 korveta, 16 anije sulmuese, 7 nëndetëse, 14 anije patrullimi dhe shumë të tjera.

Stërvitja koordinohet nga qendra e Komandës së Luftës Detare dhe do të zgjasë deri më 2 mars.

Related Posts