Argëtim

Vendi i bekuar: Qyteti kinez ku meshkujt kanë nga tre të dashura

Shpërndaj

Në një nga qytetet kineze të pasurit e tre të dashurave është shume normale, pasi raporti mes numrit të meshkujve dhe femrave nuk është i balancuar.

Njëri nga banorët e qytetit Dongguan, në provincën Guangdong të Kinës, shprehet për media se do të ishte e “turpshme” të kesh vetëm një të dashur.

Kjo ndodh për të çekuilibrit të madh gjinor në këtë provincë ku sipas raporteve ka 89 meshkuj në 100 femra, shkruan The Independent.

Një nga banorët e kësaj province tha për njërin nga televizionet lokale se ishte më e lehtë të gjeje femër sesa punë, kurse një tjetër thotë se ka shumë femra në qytetin Dongguan të cilat nuk duan para por burra.
Në këtë rajon femrat trajtohen si më të besueshme nga punëdhënësit, dhe ato paguajnë shpesh shpenzimet e burrave të cilët kryejnë punë të thjeshta dhe të zakonshme.

Related Posts